Nepali ka pezulluar të shtunën operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të motit të keq, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë teknike nga vendet e huaja për përballimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në zonën kufitare me Tibetin.
Përmbytja e fuqishme, e shkaktuar dyshohet nga shembja e një akullnaje, përfshiu lumenjtë malorë me ujë, baltë, gurë dhe masa akulli. Si pasojë, të paktën 626 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa shtatë të tjerë në Tibet, sipas të dhënave të raportuara.
Përveç viktimave, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, ura dhe infrastrukturën energjetike. Ministri i Financave i Nepalit ka deklaruar se vendit mund t’i nevojiten rreth 4 deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin pas katastrofës.



