Një nënë nga Amerika ka ndarë një video, ku një haker ka arritur që përmes kamerës së sigurimit të flasë me vajzën e saj 8 vjeçare.
Ashley Lemay ka blerë kamerën e sigurimit në shitjen e “Black Friday:, dhe ka menduar se është një ide e mirë të mbajë një kamerë në dhomën e vajzave pasi që ajo punën si një infermiere edhe gjatë natës në spital.
Si do që të jetë, vetëm 4 ditë pasi që kamera është instaluar në dhomën e 3 vajzave të saj, vajza e saj ka filluar të dëgjojë disa zhurma të çuditshme, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.
Pamjet nga dhoma e vajzave tregojnë se si fillimisht ka filluar një këngë përmes kamerës së sigurimit, një muzikë e cila është në filmin horror ‘Insidious’.
Ndërsa, kur vajza pyet se kush është një zë i mashkullit dëgjohet nga kamera duke i thënë “Unë jam shoku i yt i ngushtë, unë jam Babagjysi i vitit të ri. A nuk dëshiron të jesh shoqja ime?
Vajza menjëherë ka bërtitur duke thirrur nënën e saj.Nëna e tmerruar ka kontaktuar menjëherë vendin ku e ka blerë kamerën, këta të fundit kanë filluar të hulumtojnë se ku është problemi, dhe i kanë kërkuar falje familjes.
VIDEO: