Nëna e Bekim Fehmiut

Shkruan: Daut Dauti, Londër

Bekim Fehmiu ka pasur një lidhje të përsosur të dashurisë ndaj nënës së tij. Ai e merrte shpesh nënën në xhirime dhe vende tjera të botës që i vizitonte. Një herë, gjatë viteve të 70-ta, Bekim Fehmiu ka qëndruar disa javë në Londër. Ka banuar në një apartament superluksos në Park Lane, në pjesën elitare të këtij qyteti. Kishte ardhur për të ushtruar kalurimin (ngasjen e kuajve), që duhej ta bënte në një film dhe njëkohësisht për të incizuar disa pjesë të një filmi.

Bekimi në këtë rast e kishte marrë nënën me vete. Organizonte ‘party’ (ahengje) në banesë ku merrnin pjesë yjet botërore të filmit dhe elita londineze e artit. Ai me mburrje e prezantonte nënën në këto raste dhe artistët ngriteshin në këmbë për ta respektuar një grua nga Kosova, që rrezatonte autoritet.

Nëna e Bekim Fehmiut me siguri ka pasur arsye të mburret pa kufi për djalin e saj.