Arrestohet reperi i njohur pasi fitoi ‘Grammy’

Ishte një mbrëmje plot ngjarje për Killer Mike në ndarjen e çmimeve Grammy: reperi amerikan fitoi tre çmime, por më pas u arrestua nga policia pas një përleshjeje me një oficer sigurie.

Killer Mike fitoi Grammy për këngën më të mirë Rap dhe Performancën më të Mirë Rap me këngën Scientists & Engineers dhe albumi i tij Michael fitoi çmime në kategorinë e albumit më të mirë Rap.

Megjithatë, kur reperi donte të largohej nga Crypto Arena në Los Angeles, për një arsye të panjohur pati një përleshje me një oficer sigurie.

“Një mashkull i rritur u arrestua për një përleshje fizike në arenë,” konfirmoi policia e LA.