Nedellkov: Viti shkollor duhet të përfundojë më 10 qershor

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov në konferencësn e sotmw për shtyp tha se viti shkollor duhet të përfundojë me 10 qershor, përcjell TV21. Nedellkov tha se puna e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit është që të vlerësojë se sa orë u mungojnë mësimdhënësve dhe të realizojnë program që do të zbatohet deri më 10 qershor, me të cilin sipas ligjit do të përfundojë viti shkollor.

“Ka bazë, ministri i Arsimit ka të drejtë diskrecioni që pas 100 ditëve të mësimit të kryera të verifikojë vitin si të mbaruar. Nuk ka rrezik për shkelje të asnjë ligji” tha mes tjerash Nedellkov.