Edita Sopjani realizon fotosesion nga shtatzania, pozon me barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja Edita Sopjani prej disa vitesh është fokusuar edhe në botën e televizionit si moderatore.

E së fundi ajo është në pritje të ëmbël ku edhe ka realizuar një fotosesion nga shtatzania, shkruan lajmi.net.

Setin e ri fotografik ajo e ndau me ndjekësit e saj në ‘Instagram’.

Ky fotosesion është realizuar bardhë e zi, teksa shihet e veshur me një fustan të bardhë i hapur tek pjesa para për të theksuar barkun e rrumbullakosur që ajo e mban me dashuri me të dyja duart.

“Mrekullia jonë e vogël po vjen shumë shpejt”, ka shkruar Sopjani në mbishkrim, ndërsa mori edhe komente të shumta.

Theksojmë që Edita kurorëzoi dashurinë me martesë vitin e kaluar me një ceremoni tradicionale shqiptare.

Ndërsa, sa i përket muzikës, kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me Agresionin “Ndjenjat”.