Në vendkalimet kufitare zbulohen 11 PCR teste të falsifikuara

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia nga Qendra rajonale për punë kufitare kanë zbuluar 11 PCR teste të falsifikuara. Gjatë kontrollit të testeve në vendkalimin kufitar Tabanoc janë zbuluar 9 teste të falsifikuara, derisa në vendkalimin kufitar në Aeroportin e Shkupit janë zbuluar 2 PCR teste të falsifikuara. Nga MPB-ja bëjnë të ditur se më të gjithë 11 personat kanë pranuar se testet i kanë siguruar kundrejt vlerës 1000 deri në 2000 denarë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.