Ambasadorja amerikane shpreh ngushëllime: Jemi të pikëlluar nga tragjedia në Tetovë, ngushëllime familjeve të viktimave

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kejt Meri Bërnz shprehu ngushëllime për të pësuarit në zjarrin e mbrëmshëm. “Jemi të pikëlluar për shkak të ngjarjeve të tmerrshme të mbrëmshme në spitalin e kovidit në Tetovë. Ngushëllimet e mia për familjet e atyre të cilët e humbën jetën, si dhe për të lënduarit. Mendimet e mia janë me ju dhe me të gjithë në Tetovë të prekur nga kjo tragjedi”, shkroi ambasadorja Bërnz në Tuiter.