Në vend se të ndalim emigrimin, sot krenohemi me numrin e emigrantëve të regjistruar

Florijan Nesimi

Ja ku e sollëm punën, të krenohemi se sa shumë persona janë regjistruar nga diaspora. Në vend që të luftojmë emigracionin dhe zbrazjen e qyteteve, ne me mburrje e themi se sa shumë jemi regjistruar nga diaspora.Pse bëhemi kaq naivë dhe nuk e kuptojmë se ata që nuk kanë qenë në shtet brenda një viti do të regjistrohen si jo-rezidentë dhe nuk do të numërohen në numrin e përgjithshëm të popullatës. E për shkak të pandemisë, numri i tyre do të jetë shumë i lartë.Kur jemi te emigracioni, mos harrojmë që ky shtet shumë shpejt do të jetë një shtet i mjerë i njerëzve të moshuar. Duhet të turpërohemi se e kemi shitur ardhmërinë tonë duke zgjedhur njerëz të gabuar dhe duke shpresuar se ata do t’na japin diçka nga kulaçi pasi të ndërtojnë për vete shtëpitë e tyre milionëshe, vikend shtëpizat dhe banesat në det, dhe pasi të rehatojnë me po të njëjtat edhe nipërit, mbesat dhe miqtë.Do të jemi më pak se 2 milionë banorë rezidentë në këtë regjistrim. Kujtojeni këtë përpara se të merrni vendime!