Në Tetovë e Gostivar ka më pak të punësuar dhe më pak vende të lira pune (Tabelë)

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e katërt të vitit 2020, shkalla e vendeve të lira të punës në nivel shtetëror është 1.57 për qind.
Ndarë në rajone, më pak vende të lira pune ka në rajonin e Pollogut (me qendër Tetovën), vetëm 1.04 për qind, respektivisht vetëm 285 vende të lira pune. Ky rajon ka edhe numër më të vogël të punësuarve, vetëm 27.221, raporton gazeta Lajm. (Rajoni Verilindor ka 25.146 të punësuar, por nëse marrim parasysh se Rajoni i Pollogut ka 317 mijë banorë, kurse rajoni verilindor 175 mijë, atëherë është e qartë se në rajonin e Pollogut ka shumë më pak të punësuar në përqindje).
Ndryshe, sipas ESHS, numër më të madh të vendeve të lira të punës ka në rajonin e Shkupit, gjithsej 3861, kurse pason rajoni i Pellagonisë (me qendër Manastirin), ku ka 1130 vende të lira pune.
Ndarë sipas sektorëve, numër më të madh të vendeve të lira të punës ka në sektorin e veprimtarive shërbyese dhe shitje (kamarierë dhe kasierë në markete).
Më poshtë ju sjellim tabelën zyrtare të publikuar nga Enti i Statistikave.

Ja edhe tabela me numrin e banorëve nëpër rajone: