Në Strugë filloi takimi Shtabit të Krizës

Para pak çastesh në Strugë ka filluar takimi i Shtabit të Krizës. Takimi pason pas zhvillimeve lidhur me liturgjinë fetare që u mbajte ditë më parë në Strugë ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, duke shkelur kështu masat e qeverisë për parandalim të Kovid-19. Në këtë takim marrin pjesë zv/ kryeministri Bujar Osmani, kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, përfaqësuesi i KOM-it, At Vasko, myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, krye-shefi i stacionit policorë të strugës dhe drejtori i spitalit të Strugës.