Në Sofje u përurua romani “I kujt ishte Joni” i regjisorit Refet Abazi

Dje (4 prill 2023) u përurua në Sofje romani i Refet Abazit “I kujt ishte Joni”, që u prit me interesim të veçantë nga libërdashësit bullgarë. Pa dyshim, kjo është një ngjarje e rëndësishme që nderon, jo vetëm aktorin, regjizorin, dramaturgun, shkrimtarin dhe profesorin e mirënjohur universitar Refet Abazin, por mbarë kulturën shqiptare.