Në Shkup janë sanksionuar 152 vozitës

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit sanksionoi 152 vozitës, mes të cilëve 28 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, tetë për vozitje pa patent shofer, 21 vozitës të motoçikletave.

Siç informoi MPB, janë shqiptuar edhe 12 sanksione për përdori të telefonit cellular, shtatë për mospërdorim të rripit të sigurisë, nëntë për mosrespektim të përparësisë në kalim, shtatë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe) dhe 42 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Nga MPB paralajmërojnë se do të vazhdojnë aksionet e përforcuara për kontroll në komunikacion dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat rrugore në mënyrë që, siç thonë, ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.