Gjashtëdhjetë e katër të punësuar në Klinikën për sëmundje të lëkurës, 11 pacientë që kanë qenë të shtrirë aty dhe 13 pacientë që janë kuruar në ambulancën ditore në këtë klinikë janë future në izolim 14 ditor, pasi kanë qenë në kontakt me mjeken e cila është e sëmurë nga virusi korona, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. gazeta Lajm mer vesh se gati të gjithë ata janë nga kryeqyteti, Shkupi.
“Edhe pse të gjithë janë me nivel të ndryshëm të rrezikshmërisë, mendojmë se duhet të ndërmerret kjo masë”, deklaroi Filipçe.
Në izolim shtëpiak janë edhe dy anëtarët e familjes së Drejtoreshës së klinikës për sëmundje lëkure, te e cila është konstatuar infektimi me virusin korona.
Ajo para ca kohe ka qëndruar për pushime në Itali, kurse kur është kthyer nuk ka respektuar rekomandimet për izolim, por ka vazhduar të shkojë në punë. Ajo të shtunën që lamë pas madje ka ligjëruar në një konferencë të dermatologëve në Shkup, para 103 kolegëve të saj, disa prej të cilëve nga jashtë Maqedonisë.
Burime nga klinika kanë thënë se drejtoreshën e kanë paraqitur tek autoritetet shëndetësore të punësuarit, pasi i janë paraqitur simptoma të gripit. Këto burime thonë se drejtoresha madje ka kërcënuar me përjashtim nga puna këta të punësuar, pse e kanë paraqitur tek autoritetet.
Lajme Në Shkup izolohen 90 persona shkaku i virusit korona