Në rrugën Strumicë-Radovish janë gjetur tetë emigrantë në “opel vektra”

Në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në afërsi të pompës së benzinës te fshati Vlladevc, mbrëmë në ora 22:45 nëpunës policor kanë zbuluar tetë persona emigrantë në automjetin vozitës “opel vektra”, me targa të Tetovës, në pronësi të Sh.S (30) nga fshati Sllatinë.

Nëpunësit policor, theksojnë nga MPB, kanë dhënë shenjë për ndalimin e “opel vektrës”, por automjeti nuk është ndalur, me çka ka goditur në murr betoni të pompës së benzinës.

“Pas kësaj, vozitësi dhe bashkë-vozitësi e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa nëpunësit policor nga Qendra rajonale për punë kufitare Lindje dhe SPB Strumicë në automjet kanë gjetur tetë emigrantë edhe atë një nga Siria, tre nga Afganistani dhe katër nga Irani”, thuhet në kumtesën e MPB.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori publik, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Strumicë. Emigrantët janë akomoduar në Qendrën transitore të përkohshme “Gazi Babë” Shkup dhe Qendrën transitore të përkohshme “Vinojug” Gjevgjeli. Janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.