Në prag të sezonit të ri dimëror Kodra e Diellit nuk do të dalloj nga një vit më parë

ELEM ende nuk i ka dorëzuar teleferikun panoramik Elem Tursit për përdorim në Kodrën e Diellit. Arsyeja për këtë është mos pagesa e ratës së fundit, e cila, sipas qendrës për informim të ELEM-it, pritet të bëhet këtë muaj, pas çka pritet edhe përfundimi i procedurës për këtë investim në vlerë prej rreth 9.5 milion euro. Vonesat për ndërtimin dhe koston dyfish më të lartë të këtij teleferiku, nga ELEM e arsyetojnë me ndërrimin e trasës së tij.

ELEM

“ Vendimi i parë i plotfuqishëm është dhënë më 08 qershor të vitit 2016, ndërsa dy vite më vonë është miratuar vendimi i dytë për ndërtimin e tij, shkaku i ndërrimit të trasesë së teleferikut panoramik, sepse u konstatua ekzistimi i instalimit për ujësjellësin përgjatë trasesë së parë. Leja për përdorim, është dhënë në 25 shkurt të këtij”.

“Por, nga ELEM nuk shpjegojnë se, meqë leja për përdorimin e teleferikut panoramik është dhënë që në shkurt të këtij viti, përse nuk ka funksionuar deri më tani i njëjti, duke ditur që, dedikimi i tij nuk është vetëm për përdorim nga ana skiatorëve, por edhe për shëtitje panoramike”.

Ndaj arsyetimit të ELEM-it, kanë reaguar nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

“Gjashtë ulseja ende nuk është lëshuar në funksion. Janë bërë provat teknike por të funksionojë për klientë dhe vizitor, ajo ende nuk ka certifikatën kryesor. Certifikata kryesore e parë jepet nga vetë prodhuesi dhe më pas edhe nga fakulteti i makinerisë i Shkupit që duhet ta verifikojë atë. Ne gjithnjë i kemi kërkuar që ti nxjerrin publikisht t`i shohim, por të njëjtat informata nuk gjenden askund’ deklaroi Hamdi Sulejmani. “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit.

“Edhe kështu siç është teleferiku, në pozitë të keqe, i mbipaguar sipas gjitha komenteve që i dëgjojmë megjithatë ia vlen që të gjenden ato mjete sado qofshin një apo dy milion që përfundimisht të lëshohet në përdorim që përfundimisht të jetë një impuls për Qeverinë por edhe për neve, e sidomos për tetovarët që diçka pozitive më në fund fillon të ndodh lartë- pohoi Valentin Taseski. Inxhiner dhe studiues i Kodrës së Diellit.

Kodra e Diellit edhe këtë sezon turistik nuk do të dalloj nga ai i një viti më parë. Vizitorët do të përballet me mungesë të kushteve elementare përfshirë parkingjet që cdo vit krijojnë radhë të gjata të makinave./Alsat