Në prag të publikimit të këngës së re, Rita Ora vjen me poza ‘të zjarrta’: Një epokë e re fillon tani

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, ka publikuar sot (e premte) këngën e saj më të re “You Only Love Me”.

Kënga gjendet e disponueshme në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikës, gjersa në orën 14:00 (sipas orës lokale) është planifikuar të publikohet edhe klipi.

E pak orë para se klipi të dalë, 32-vjeçarja i ngacmoi fansat e saj në rrjetet sociale duke publikuar disa fotografi ‘të nxehta’ nga klipi “You Only Love”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Epoka e re fillon tani…’You Only Love Me’ është e disponueshme tani. Jam shumë krenare për muzikën e re për të cilën kam punuar dhe po vdisja ta ndaja me të gjithë ju! Ju dua shumë, faleminderit që jeni me mua”, shkroi Ora në mbishkrimin e fotografive.

Me një “epokë të re”, Rita i është referuar faktit se kënga në fjalë është paraprijëse e albumit të saj të tretë në karrierë, i cili gjithashtu do të publikohet këtë vit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo e ka përshkruar albumin e tretë si një “epokë të re”, pasi sipas saj do të jetë ndryshe nga albumet paraprake dhe për realizimin e tij ka bashkëpunuar me emra të famshëm nga e gjithë bota.

Foto: Rita Ora/Instagram