ShowBiz DJ të famshme të Brazilit, Flavia Ribeiros i shpërthen fishekzjarri gabimisht në...

DJ të famshme të Brazilit, Flavia Ribeiros i shpërthen fishekzjarri gabimisht në fytyrë pasi e kishte drejtuar paisjen në anën e kundërt

Një femër DJ u detyrua të bënte një arratisje të turpshme në prapaskenë, pasi aksidentalisht shpërtheu në fytyrën e saj një fishekzjarr feste.

Flavia Ribeiro, e njohur si DJ Flavinha, pësoi djegie të shkallës së parë dhe çarje në fytyrë pasi një fishekzjarr festash (i njohur si top konfeti) shpërtheu në drejtimin e gabuar në një shfaqje në Santa Catarina, Brazil, të shtunën.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, bukuroshja e cila punon si DJ u kthye e patrembur në skenë dhe vazhdoi performancën e saj përpara se të nxitonte në spital kur ‘nuk mund të duronte më dhimbjet’, shkruan DailyMail.

Një klip viral i lëndimit poshtërues është parë nga miliona njerëz që kur u shfaq në internet pas performancës katastrofike.

Pamjet e shpërthimit tregojnë DJ Flavinhan duke nxjerrë fillimisht fishekzjarrin teksa ekzalton turmën, pa e ditur se veprimet e saj së shpejti do të dështonin.

Ndërsa grupi i saj muzikor ishte në sfond, Ribiero ishte nisur për ta shpërthyer fishekzjarrin në drejtim të publikut, pa e ditur se ajo po e mbante atë në drejtim të gabuar.

Pasi qëlloi me dhimbje pajisjen me gaz në fytyrë, Ribiero shihet duke ikur me nxitim nga turma e tronditur dhe drejt fundit të skenës.

Pas performancës së saj të turpshme, artistja e adresoi incidentin në një video 33,000 ndjekësve të saj në Instagram.

Ribiero u pa në klip me fasha në qafë dhe disa prerje në fytyrë.

“Videoja ime po qarkullon kudo. Ka ndodhur një aksident”, tha ajo.

“Unë vrapova pas pajisjeve të zërit dhe vazhdova të performoja edhe me shumë gjak që pikonte, me shumë dhimbje”.

“I hodha flokët përpara dhe mbeta aty. Stafi im donin të më nxirrnin jashtë dhe unë nuk doja të largohesha”, theksoi ajo.

Megjithatë, përpjekja e saj galante për të rezistuar zgjati vetëm rreth 20 minuta dhe ajo pranoi se përfundimisht ‘nuk mund të duronte më dhimbjet’.

“U largova nga skena, shkova në urgjencë dhe më pas në spital.Tani po shërohem dhe gjithçka është në rregull”, shtoi tutje DJ e famshme braziliane.

“Do ta lë videon që të mund të shihni se çfarë ndodhi, sepse shumë njerëz më dërguan mesazhe. Faleminderit për dashurinë që më jepni njerëz”, përfundoi ajo.