Në petkun e Noizyt ndoshta është një reper me zemër akull, por në përditshmëri Rigelsi është një njeri shumë i dashur dhe kjo vërehet më së miri në veprimet e tij, shkruan lajmi.net.
Pas tragjedisë së 26 nëntorit ishte ndër të parë artistë që iu kishin ofruar ndihmë të drejt për drejt qytetarëve të prekur nga tërmeti, por vullneti i mirë i tij nuk përfundon këtu.
Ai së fundmi ka vizituar jetimoren e Durrësit, ku iu ka mbushur zemrën hare me dhurata dhe vizitën e bërë fëmijëve që vitin e ri do e presin pa familje, ai shton se kurrë nuk do jetë i moshuar për t’i dhuruar dashuri këtyre fëmijëve. /Lajmi.net/