Në muajin janar janë regjistruar 187 raste me Covid-19 në RMV

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë janarit janë regjistruar 187 raste me COVID-19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 350.503 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 9.976 kanë humbur jetën.

Në raportin e ISHP-së thuhet se është shënuar ulje e rasteve për 9.2% në krahasim me dhjetorin 2023 dhe për 73.7% krahasuar me janarin 2023.