32 vjeçari nga RMV-ja u vra në Gjermani në një përleshje me eritreasit

Një tridhjetë e dy vjeçar nga Maqedonia e Veriut u vra në Essen të Gjermanisë. Ai vdiq pas një përleshje me dy eritreanë, ku shtetasi i RMV-së u rrah me shishe birre, raporton Bild.de.

Një dëshmitar i ngjarjes ka dhënë ndihmën e parë dhe ka tentuar të reanimojë të plagosurin, i cili tashmë ishte pa ndjenja.

32-vjeçari vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra, konfirmoi zëdhënësi i policisë për Bill.

Pas obduksionit është konstatuar se maqedonasi ka ndërruar jetë si pasojë e sulmeve nga objekti i mprehtë, gjegjësisht nga shishja.

Prokuroria në Essen po heton rastin. Nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi sherrin që çoi në vdekje.