Në Evropë vlerësohet dinjiteti njerëzor, në RMV vrasësit amnistohen nga gjykatat

Shkruan: Arianit Xhaferi

Evropa ka 24 gjuhë zyrtare, dhe asnjëra nuk quhet me përqindje.

Në Evropë vlerësohet #dinjiteti #njerëzor… në Maqedoninë e Veriut digjen të gjallë njerëzit dhe vrasësit amnistohen nga gjykatat e vendosura nga BDI, LSDM e VMRO për më shumë se 20 vite.
Në Evropë vlerësohet #liria, kurse në Maqedoninë e Veriut liria është e garantuar vetëm për pushtetarët
Vlerë evropjane është #demokracia… në RMV demokracia ekziston vetëm si term në emrat e partive politike dhe fjalorin e tyre për politikë ditore.

Vlerë evropjane është edhe #barazia… në Maqedoninë e Veriut gjuha e shqiptarëve quhet gjuha që flitet nga 20% e popullatës.
Vlerë tjetër themelore e Evropës është #sundimi i #ligjit, kurse në Maqedoninë e Veriut të fortët e politikës të vjedhin, të vrasin, të djegin dhe s’i gjen gjë sepse mbrohen nga ata që duhet t’i persekutojnë.
Tjetër vlerë evropjane jane të #drejtat e #njeriut… në Maqedoninë e Veriut të drejtat e njeriut janë vetëm fjalë në letër…

Këto përralla Ali Ahmeti, Bujar Osmani e Artan Grubi mund t’ja tregojnë fëmijëve në odat e tyre të Zajazit. Nuk mund të thoni që jeni për Evropë në një moment që me të dyja këmbët i shkelni të gjitha vlerat themelore të BE-së (Traktati i Lisbonës).
E dimë të gjithë çfarë hajnash e kriminelësh jeni, prandaj këto pëllitje për Evropë nuk ju ngjajnë…