Nëna e Rita Orës, Vera, ka dhënë këshilla në cilësinë e psitiatres.
Vera Sahatçiu-Ora ka dhënë këshillat e saj në cilësinë e psikiatres për t’iu shmangur panikut për koronavirus, shkruan lajmi.net.
Nëna e Ritës i ka këshilluar ndjekësit nëpërmjet publikimit të një videoje në llogarinë e saj në Instagram.
“Të dashur miq, ju lutem të keni kujdes në ruajtjen e shëndetit tuaj, kryesorja është t’i lani duart, sepse virusi kërkon rrugën të hyjë prej gojës, hundës dhe syve. Pra, qëndroni jashtë vendeve ku janë njerëzit e sëmurë dhe mos e prekni fytyrën kur jeni jashtë, lani duart me rregullat dhe mos bëni panik deri sa ta kemi situatën nën kontroll deri sa çdo gjë të jetë në rregull”, u shpreh Vera.
Kujtojmë se reagim ka pasur edhe nga vajza e saj, këngëtarja shqiptare, Rita Ora.
“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar ndër të tjera Rita në Instagram.