Gold AG: Merrni abdes se nuk është marre

Derisa po jepen këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi edhe Gold AG ka për të thënë diçka.

Në disa vende të botës, janë infektuar me koronavirus dhe ka pasur edhe të vdekur, shkruan lajmi.net.

Andaj të gjithë janë mobilizuar që ta parandalojnë këtë virus duke e ruajtur pastërtinë.

Këshillat që po qarkullojnë kudo kanë të bëjnë me larjen e duarve etj, e reperi Arian Agushi-Gold AG ka këshilluar që të merret abdes.

“Po thonë laj durt, hundën e gojën me u mbrojtë, thuj vlla ma mirë merni abdes se so marre 😶”, u shpreh ai.