Në Bullgari ka filluar votimi, nga Maqedonia do të votojnë 181 persona

Sot në mëngjes në Bullgari votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat qytetarët bullgar duhet të zgjedhin Kuvendin e 48-të Kombëtar.

Votimi, sipas njoftimeve të para të agjencisë bullgare të lajmeve “BGNES”, po zhvillohet normalisht. Dita e zgjedhjeve do të zgjasë deri në orën 20:00 dhe nëse në atë kohë ka ende qytetarë që presin të japin votën e tyre para qendrave të votimit, ajo do të zgjatet për një orë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bullgare për zgjedhjet parlamentare bullgare janë regjistruar gjithsej 181 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

Numri më i madh i të regjistruarve në Prilep – 46, Kavadar – 45, Veles – 42.

Nga vendet e rajonit për votim në Bullgari janë paraqitur 245 persona në Shqipëri, 147 në Serbi, 795 në Greqi, 74 në Bosnje, 7 në Mal të Zi, 34 në Kroaci. janë në Turqi – 26.019.