Në “8 Shtatori” ka 73 pacientë me virus, 74 janë në Klinikën Infektive

Gjatë 24 orëve të fundit, në qendra Covid në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të komplikimit nga koronavirusi.

Me këtë numër, numri i përgjithshëm i pacientëve që mjekohen në Shkup, arrin në 193.

“Gjatë mbrëmjes së fundit, në klinikat interne nuk ka pas pranime. Në qendrën Covid në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” janë pranuar 5 pacientë dhe 10 janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë ditës së djeshme”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë lëshuar 19 pacientë të shëruar.

“Në qendrat Covid në klinikat interne mjekohen 45 pacientë. Në “8 Shtatori” ka gjithsej 73 të sëmurë, kurse në Klinikën Infektive janë të shtrirë 74 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka një fëmijë të infektuar me Covid-19. Gjithsej 193 pacientë mjekohen nga Covid-19 në repartet infektive të spitaleve të kryeqytetit”, thuhet më tej në njoftimin e MSH-së.

Shtojnë se numri i pranimeve shkon duke rënë, ndërkaq në ora 8 të mëngjesit ka pasur 190 shtretër të lirë./TV21