Veliu: LSDM dhe VMRO pengojnë zgjidhjen e statusit të UÇK-së (Video)

Kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, ka fajësuar partitë maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE për moszgjidhjen e statusit të UÇK-së 20 vite pas përfundimit të luftës në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta LAJM.

“Sigurisht që dy faktorët kryesor sllavo-maqedonas, siç është LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë dashur dhe s’duan që ta pranojnë statusin e UÇK-së dhe ne kemi ngadhënjyer sepse tërë kohës kemi pasur durimin e madh për të realizuar të drejtat tona kombëtare në mënyrë paqësore dhe tani ne po kërkojmë statusin e barabartë sepse mund të jetojmë edhe të pavarur. Askënd nuk shkelim, askënd nuk mohojmë. I vetmi komb jemi në shqiptarët që i njohim si popull sllavo-maqedonasit që nga viti 1903 dhe deri më sot”, tha Fazliu Veliu për gazetën LAJM. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.