Në 24 orët e fundit në Shkup janë pranuar 81 në spital persona për shkak komplikimeve me virus

Në repartet e infektologjisë në nivel shtetëror, vazhdon të rritet numri i të hospitalizuarve, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjithsej o kurohen 1448 të infektuar me Kovid-19. Ndërsa, në 24 orët e fundit nëpër qendrat kovid janë shtruar 835 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus. Për momentin numri i shtretërve të lirë është 270, kurse, nuk raportohet për munges të oksigjenit.

Në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 81 pacientë të rinj, përshkak të komplikimeve të koronavirusit. Numri total i tyre ka arritur në 613 të sëmurë, që po trajtohen në repartet e infektivit.

“Përditësimet ne faqen e Ministrisë së shëndetëisisë, tregojnë se, në spitalin e Manastir po kurohen 79 pacientë pozitiv, në Shtip 69, në repartin e infektivit në Tetovë janë hospitalizuar 35 të infektuar, Veles 67, Kumanovë 116. Në kovid qendrën e qytetit së Ohrit janë shtruar 94 persona, Prilep 119, Gostivar 36, Strugë 14, Strumicë 69, Koçan 21, Kërçovë 23, Kavadar 75, Gjevgjeli 27 persona pozitiv dhe të dyshuar me koronavirusi”, kanë thënë nga ministria e Shëndetësisë.