Ndryshimet te Barcelona, Suarez mund të largohet i pari

Barcelona ka filluar të mendojë për ndryshime rrënjësore në skuadër, pas humbjes 2:8 të pësuar ndaj Bayern Munich.

Katalanët janë gati për ndryshime duke filluar nga trajneri, bordi i drejtorëve e deri te lojtarët.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Luis Suarez mund të jetë nga të parët që lë ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Lautaro Martinez vazhdon të jetë plani i Barcelonës për sulmin dhe shihet si zëvendësues i Luis Suarez.

Mbetet të shihet nëse vërtetë Suarez do të largohet për t’i lënë vend frymës së re në skuadër.