​Shqipëri, 3 viktima dhe 120 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 120 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima. Rastet e reja janë nga gjithsej 626 testime të realizuara.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 48 persona, në total 3794, ndërkohë në spitalet COVID-19 po marrin trajtim 125 pacientë. 15 persona ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 janë intubuar.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Tiranë 59, Vlorë 7, Pogradec 6, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur dy qytetarë nga Tirana, një 64 dhe një 78-vjeçar dhe një 82 -vjeçare nga Elbasani.

Që nga shpërthimi i pandeminë në Shqipëri e deri më tash, janë realizuar gjithsej 50.427 testime, prej tyre 7380 kanë rezultuar pozitivë, 3794 janë të shëruar, 3358 janë raste ende aktive dhe 228 persona kanë përfunduar me fatalitet.