Ndryshime pozitive në shkollat e Gostivarit pasi iu kthyen ingerencat komunës

Sot vizituam Shkollën Fillore “Ismail Qemali” ku kohëve të fundit janë bërë investime të shumta kapitale.
Janë renovuar në tërësi të gjitha nyjet sanitare me sistem të ri të ujit dhe kanalizimit (gjithsej 8 tualete).
Janë renovuar kabinetet e kimisë dhe biologjisë.
Janë renouar salla dhe zyrat e arsimtarëve.
Është bërë rregullimi i oborrit.
Përgëzoj drejtoreshën e shkollës Shpresa Useini dhe përgjegjësen e arsimit Aslian Snopçe për punën e palodhshme! (Arben Taravari)