Ndryshime në horizont për Modric: Agjenti sinjalizon mundësinë e transferimit

Ylli i Real Madridit, Luka Modric do të mbahet mend si një ndër më të mëdhenjtë që ka pasur ndonjëherë futbolli, por këtë sezon, ylli kroat është gjetur jashtë skuadrës titullare në Santiago Bernabeu. Ndërsa afati i transferimeve të janarit po afrohet, agjenti i tij, Borja Couce, ka lënë të kuptohet se ai do të ishte i hapur për një lëvizje drejt Lindjes së Mesme.

Los Blancos janë të mbingarkuar në mesfushë këtë sezon, me Federico Valverde, Toni Kroos, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga që bëjnë të pamundurën për të mbajtur Modricin jashtë formacionit. 39-vjeçari ishte ende një pjesë kyçe sezoni të kaluar, por këtë herë ka parë të i hiqet vendi i titullarit nga Carlo Ancelotti.

Modric ka bërë deklarata publike për faktin se ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite këtë verë për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll me qëllimin se do të kishte një rol të ngjashëm – dhe nuk është veçanërisht i lumtur që nuk e ka atë rol.

Sipas Diario Shoot, Couce ishte i drejtpërdrejtë për faktin se ai mund të largohet për ofertën e duhur.

“Klubet saudite? Këtë verë ka pasur interesim për Modricin me qëllimin e nënshkrimit të tij. Lojtari ka disa oferta, nga një klub i kryeqytetit dhe një klub tjetër”, ka zbuluar ai.

“Modric aktualisht po mendon për Real Madridin, por ideja që ai të transferohet në Saudi Pro League është e mundshme nëse oferta është e përshtatshme”.

Do të ishte një surprizë nëse Modric do të largohej gjatë gjysmës së sezonit, veçanërisht me shansin për të përmbyllur karrierën e tij në Spanjë me titullin e La Ligas, por natyra e tij intensivisht konkurruese është ajo që e ka lejuar atë të qëndrojë në këtë nivel kaq gjatë.