Ndodh puthja e parë mes Lumbardhit dhe Kaderit në Big Brother VIP Kosova 2

Lumbardh Salihu e Kader Kicaj tash e disa javë kanë treguar një afrimitet të madh me njëri-tjetrin.

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë qëndruar vazhdimisht bashkë e kanë biseduar për shumë gjëra.

Lumi madje disa herë tentoi edhe t’ia vidhte një puthje në buzë, ndonëse refuzohej nga bukuroshja prizrenase.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, kjo ndodhi së fundmi teksa po shijonin një festë të gjithë në oborrin e shtëpisë.

Derisa po kërcenin, ka qenë Lumbardhi ai i cili ia rrëmbeu një puthje Kaderit, e cila më pas bëri që të reagonin të gjithë të tjerët.

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana dhe Alba u çuan dhe po u sillnin rreth oborrit duke bërtitur me entuziazëm: “E pash”.

Ky mbase do të jetë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.