Donjeta dhe Elinel sjellin këngën e re “A ma fal”

Donjeta Morina ka sjell së fundmi një projekt të ri muzikor.

“A ma fal” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me reperin Elinel.

Muzika dhe producimi u realizua nga Bini Diez, me tekst të shkruar nga vet artistët.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u bë në studion e Bini Diez.

Për videon theksojmë që u kujdes Bug Production.

Ky është bashkëpunimi i tyre i parë, i cili pritet të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Bini Diez.

Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, ky projekt doli të jetë një miks i bukur.