Ndodh edhe kjo në kohë virusi, dy femra në Prishtinë zhveshen për të marr rreze dielli

Dy femra në Prishtinë janë parë sot gjysëm të zhveshura duke marr rreze dielli në oborrin e Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Kosova Post ka siguruar një foto ku shihen shiritat e vendosur në atë pjesë nga Policia e Kosovës, ndërsa duket që këtyre dy femrave nuk u ka bërë pështypje kjo situatë pandemie dhe kanë vendosur të shfrytëzojnë rrezet e diellit për tu “rrezitur”.

Derisa shifrat e Covid19 vetëm së po rriten në gjithë botën, po ashtu edhe në Kosovë numri dita ditës po shënon rritje, qytetarët nuk po përfillin edhe aq masat e qeverisë për tu mbyllur brenda, si psh rasti i sotëm ‘zheg’ dhe rrezitje në kohë pandemie. /Kosova Post/