Ndodh e papritura në koncertin e Noizyt

Pas disa kohësh paralajmërim, mbrëmë është mbajtur koncerti i Noizyt.

Përgatitjet kishin filluar me kohë dhe çdo gjë ishte menduar deri në detajin e fundit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo jo çdo gjë shkoi sipas planifikimit në këtë koncert, pasi në një moment u ndërpre energjia elektrike për pak kohë.

Në këtë situatë janë dëgjuar brohoritjet e publikut të cilët thoshin fjalët “Rama ik”.

Ndryshe në këtë koncert performuan rreth 40 artistë vendor e ndërkombëtar. /Lajmi.net/

YouTube player