Manchester City e vlerëson 100 milionë euro futbollistin Silva

Skuadra angleze Manchester City nuk është e interesuar që ta shesë mesfushorin Bernardo Silva.

Por edhe nëse shfaqet një interesim i tillë, klubi anglez nuk do as që t’i nis bisedimet nëse nuk bëhet fjalë për 100 milionë euro, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Së fundmi është raportuar se Barcelona dëshiron ta përvetësojë 28 vjeçarin, mirëpo Manchester City e ka mohuar të ketë pranuar ndonjë ofertë zyrtare.