Ndizen flakadanët, përmbyllet Epopeja e UÇK-së (VIDEO)

Në Prekazin historik, të hënën mbrëma, u ndezën flakadanët e lirisë.

Këta që simbolizojnë luftën e sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe gjithë familjes së tij ua kthyen dhimbjen nënave nga Prekazi.

Njëra prej tyre deklaroi për Klan Kosovën se kjo është ngjarja më e keqe e jetës së saj.

Emocione të veçanta kjo ngjarje i ktheu në kujtesë edhe gazetarit Sabit Istogu, që nga çatia kishte raportuar për luftën që po bënin Jasharët.

”Ndezja e zjarreve, që simbolizon ndezjen e flakës së lirisë, vullnetit të lirisë anekënd vendit. Kështu që përkujtimi për këtë ngjarje është i veçantë, i domosdoshëm, jo vetëm për mua si përjetues, por për çdo njeri që e ka shijuar lirinë sot”, tha Istogu.

Ky aktivitet, që mblodhi shumë qytetarë në Prekaz, shënoi edhe përmbylljen e manifestimit të përvjetorit të 24-të të Epopesë së UÇK-së.