Ndërron jetë një 46 vjeçar në burgun e Shutkës

Në burgun e Shutkës sot ka ndërruar jetë një i arrestuar 46 vjeçar, njoftojnë mediumet. Sipas tyre bëhet fjalë për një burrë nga Resnja. Ai ka qenë në dhomën e burgut me katër të burgosur tjerë, kurse ditëve të fundit nuk është ankuar nga asnjë sëmundje ose dhimbje, transmeton Gazeta Lajm.
Supozimet e para janë se ka përjetuar sulm në zemër, por të dhënat zyrtare do të bëhen të ditura pas obduksionit.
Ai ka qenë në burgun e Shutkës si pjesë e grupit të dyshuar për malverzime me mollë në Resnjë.