Ende nuk dihet se kur fillon ndarja e mjeteve nga pakoja emergjente, Kurti nuk përmend datë

Kurti është pyetur nga gazetarët se kur do të fillojë ndarja mjeteve të parapara me pakon emergjente, ndërsa është përgjigjur se ministrat janë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me këtë, mirëpo pa përmendur datë.

“Ne kemi përgatitur pakon emergjente. Dhe dy ministrat e Financave dhe Ekonomisë janë në kontakt të rregullt me të gjitha kategoritë që do t’i ndihmojmë. Jemi munduar që këto masa të jenë edhe socio-ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, pra të ndihmohen punëtorët direkt dhe jo vetëm bizneset private”, ka thënë Kurti.

Kurti aty u pyet edhe për faktin se pse nuk e ka vizituar deri sot komunën më të prekur me koronavirus, Malishevën, teksa u përgjigj se këtë do ta bëj gjatë ditës së nesërme.

“Unë dje kam qenë në Gjilan dhe Dardanë, sot në Klinë, Pejë e Gjakovë. Nuk shkova në Malishevë sepse dje ka qenë ministri Sveçla. Nesër do ta vizitoj Malishevën dhe dy komuna tjera”, tha ai.