Virusi korona, dy viktima dhe 18 raste të reja në vend

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 18 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona(Covid-19). Sipas qyteteve shtatë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani. Gjatë natës së kaluar janë shënuar dy viktima si pasojë e virusit korona, duke çuar kështu numrin e viktimave nga koronavirusi në 28. Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova dhe një nga Kavadari.