Ndërron jetë 70 vjeçari nga Kumanova, priten rezultatet nëse vdekja ka ardhur nga Korona

Sipas të dhënave të Alsat, një pacient 70 vjeçar nga Kumanova mbrëmë ka ndërruar jetë. Ai ishte sjellë me veture të ndihmës së shpejtë nga Kumanova për në Klinikën e Shkupit me komorbiditete, hipertension, probleme me zemrën. I është marrë kampion por akoma s’ka rezultate nëse vdekja ka ardhur nga korona. Pacienti ka qenë në Klinikën e Pulmologjisë dhe pastaj në infektologji me saturacion të ulët, me probleme ne frymëmarrje. Pacienti vdiq mbrëmë në orët e vona.