Meritat për NATO i kanë Zaevi dhe Sela, jo ata që e përkrahën 10 vite VMRO-në!

Xhevdet Hajredini
Меrita për antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe EU kanë, në rradhë të parë, Zaevi dhe Ciprasi. Mbylleni gojën ju që 10 vjet e ndihmuat Gruevskin sa më tepër ta largojë nga perëndimi. Ju që në 2014 kërkuat zgjedhje të parakohëshme për shkak se gjoja në shtator Maqedonia do pranohet në NATO dhe se, nëqoftëse kjo nuk ndodhë, do dilni nga Qeveria e Gruevskit. Përndryshe, për çdokënd ishte e qartë se me zgjedhjet I vetmi qëllim ishte të rizgjedhet Ivanovi.
Se çka ndodhi në Maqedoni gjatë viteve në vijim, nuk e dinë vetëm ata të cilët nuk e kanë lexuar Raportin e Pribes, nuk i kanë dëgjuar “bombat”, nuk dinë për Përzhinën, kush e rrobëroi shtetin dhe e kapi gjyqësinë, kush u morrë me krim e korrupsion, kush natën e 27 prillit të 2017 derdhi gjak, cilin si të pajetë e tërhiqnin zhag dhe kush u përkëdhel ose u struk dikund.
Shpresojnë dhe e ngushllojnë veten disa se e gjithë kjo, me kalimin e kohës do të harohet ose “do të shkrihet si bryma e mëngjesit”.
Edhepse ka kaluar shumë kohë, mbahet mend mirë se si dikur Robertsoni e quante Ahmetin.
NATO-n nuk e solli dikush me “durim e qetësi”.NATON e sollën ata që natën e 27 prillit 2017 u përgjakën dhe nuk u strukën dikund.
Sot duhet të theksohen ata të cilët kanë merita për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO, por, gjithashtu, edhe të mos harohen ata që janë fajtorë pse plot 15 vjetë kjo nuk ndodhi.
Nuk degjuam kushdo qoftë nga BDI këto ditë ta përmend rolin, guximin, sakrificën dhe gadishmërinë e Zoran Zaevit, pas 30 vjetëve t”i zgjidhë kontestet me fqinjët, me çka u plotësua kushti i domosdoshëm për pranimin e Maqedonisë në NATO.