Vendimi për ndalimin e grevës në M-NAV konfirmohet, Apeli rrëzon ankesën e Sindikatës së kontrollorëve të fluturimeve

Gjykata e Apelit në Shkup e ka rrëzuar ankesën e Sindikatës së Pavarur të Kontrollorëve të Fluturimeve dhe e ka konfirmuar vendimin me të cilin ndalohet greva e paralajmëruar për tetor 2025, transmeton TV21.

Sipas M-NAV dhe përfaqësuesit të tyre ligjor, Goran Nikoloski, gjykata ka konstatuar se greva nuk lidhej me të drejtat e punëtorëve, se nuk është respektuar procedura ligjore dhe se sindikata nuk ka legjitimitet juridik për organizimin e saj.

Nga M-NAV theksojnë se çdo veprim i ardhshëm sindikal duhet të jetë në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe procedurat e ndërmjetësimit.

Greva, e cila duhej të sillte kufizim të fluturimeve dhe mbyllje të pjesshme të hapësirës ajrore, më parë ishte ndaluar edhe me masë të përkohshme gjyqësore si e paligjshme./TV21