Në profilin e saj në Facebook, Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl ka njoftuar se ka ndërruar jetë 31-vjeçari Bajram Ballazhi nga Hani Elezit.
Gjatë kësaj fundjave kufoma do të niset për vendlindje dhe familja e tij ka nevojë për ndihmën tuaj.
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të lajmërohen pranë shoqatës deri të shtunën në mbrëmje.
Shoqata ndan pikëllimin me familjen dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, thuhet në postimin e shoqatës.