Ndërroi jetë ish gjyqtari i futbollit, Bekim Bauta

Sot në moshën 58-vjecare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Bekim Bauta, ish- gjyqtar i njohur i futbollit.

Bauta ka lindur në Strugë dhe ishte refer me shenjën e FIFA-s. Në të kaluarën ishte pjesë e këshillit drejtues të FFM-së. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00 në Strugë.