Dëshmitari Zoranço Mitrovski tha se i akuzuari Bojan Jovanovski, është keqpërdorur nga ish kryeprokurorja Katica Janeva. Biznesmeni Mitrovski i cili po jep dëshmi për rastin “Reketi”, tha se me Bokin 13 nuk është takuar asnjëherë. Ndërkaq, pranoi se miku i tij Sashko Boshkov e ka informuar për shumën e parave të kërkuara nga Boki 13. Po ashtu pranoi se këtë rast nuk e ka denoncuar as në polici dhe as në prokurori.
“Nuk e kam denoncuar për dy arsye.Duhet të vlersoni momentin kur ndodhin gjërat. Në atë kohë PSP ka qenë në kulmin e fuqisë së saj. Paraqitja eventuale mund të ishte gabim, por edhe frikësohesha. Arsyeja tjetër ishte se më vinte turp nga Maqedonia. Si mund të denoncoja PSP-në, kur e gjithë shpresa jonë atëher ishte tek ato. Si mund të denoncoja se Boki 13 më ka kërkuar para. Unë mendoj se Boki 13, është keqpërdorur nga Katica Janeva.Unë as nuk kam dhënë para dhe as nuk e kam menduar që të japë para- tha Mitrovski.
Më tej dëshmitari dhe biznesmeni Mitrovski bëri të ditur se rastin e ka paraqitur tek ambasadori i Letonisë në Shkup, pasi Mitrovski është i punësuar në Konsullatën e Letonisë.
“E njoftova ambasadorin e Letonisë se çfarë po më ndodhte, ishte situatë e pahijshme, se në fund të fundit jam maqedonas. Pastaj ai është takuar me ministrin për Punë të Jashtme dhe më tregoi për takimin që e ka zhvilluar. Më tha se nuk do të kem më problem me PSP-në- tha Mitrovski./Alsat