Sela uron Krishtlindjet:Gëzuar për një shpresë të re dhe ditë më të mira për të gjithë

Lideri i ASH së u ka uruar krishtlindjet besimtarëve katolik duke u shprehur për një shpresë të re dhe ditë më të mira për të gjithë informon Tetova sot

Janë pikërisht ditët e festave që na kujtojnë të dhurojmë dashuri dhe mirësi. Të mirat e festave ju përcjellshin kudo, me dëshirë që çdo ditë do ta jetojmë si festë për të reflektuar paqe, dashuri dhe mirësi pa dallim feje e kombi. Gëzuar Krishtlindjet gjithë besimtarëve katolik. Gëzuar për një shpresë të re dhe ditë më të mira për të gjithë.

Ziadin Sela
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët,
25.12.2019