Ndalohet një serb në Shkup, dyshohet për vjedhje

MPB njofton se kanë ndaluar një shtetas të Serbisë me vendbanim në Shkup, për shkak të dyshimit se ke kryer vepër penale “vjedhje”.

“Me datë 22.08.2023 në ora 12:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga Sektori për çështje kriminale në DPB “Kisella Vodë” kanë ndaluar Gj.K.(41) nga Republika e Serbisë, me vendbanim në Shkup, për shkak të dyshimit se ka kryer vepra penale nga neni 235 dhe neni 236 i Kodit Penal.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në banesën ku banon Gj.K., gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar disa sende me origjinë nga një vepër penale.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, DPB Aerodrom dhe Draçevë do të ngritin kallëzim përkatës ndaj tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.