Ndalet natën nga policia në Maqedoni, britaniku befasohet: “Nuk e prisja këtë!”

Një motorist britanik që po udhëtonte nëpër Maqedoni ka ndarë një përvojë të pazakontë me policinë, duke vlerësuar sjelljen e një polici gjatë një ndalimi në mesnatë.

Sipas rrëfimit të tij në Facebook, ai fillimisht nuk e dinte se çfarë e priste kur policia e ndaloi gjatë natës. Polici i kontrolloi dokumentet dhe i bëri disa pyetje.

Por ndalimi përfundoi ndryshe nga sa kishte menduar. Polici e këshilloi të kujdesej gjatë rrugës dhe i uroi udhëtim të mbarë drejt Londrës.

Britaniku e ka ndarë videon dhe përvojën e tij në rrjetet sociale, duke veçuar gjestin miqësor të policit maqedonas.

“Maqedoni. Natë. Pastaj më ndaloi policia… për një moment nuk e dija çfarë të prisja”, rrëfen ai.